Kamioni festiv Coca-Cola po rikthehet këtë Krishtlindje (FOTO)

Çdo vit, kur dëgjoni zilen dhe kamionin e kuq të ndriçuar në ekranin tuaj, ju e dini që festat janë afër.

Po flasim për kamionin e famshëm të Krishtlindjeve, Coca-Cola, i cili paraqitet në reklamat festive çdo vit dhe del në një turne në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Klan Kosova.

Dhe nëse ende nuk e keni parë në ekran, atëherë kemi një lajm të mirë – ai po kthehet edhe një herë për Krishtlindjet e këtij viti.

Coca-Cola ka konfirmuar se kamioni, i cili shpërndan pije falas në qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, do të nisë turneun në dhjetor të këtij viti.

Ende nuk janë publikuar data dhe ndalesa zyrtare të turneut.

Megjithatë në një mesazh në faqen e tyre të internetit, një zëdhënës tha: “Festat po vijnë … së shpejti!”.

“Turneu ikonik i kamionëve për Krishtlindje, Coca-Cola së shpejti do të kthehet për vitin 2019, duke përhapur magjinë e festave në Mbretërinë e Bashkuar! Detajet do të zbulohen shumë shpejt”, thuhet më tej në postim.

Loading...