Kaq ftohtë do të jetë nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale, sipas këtij instituti, do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në këtë njoftim.

Comments are closed.