Kaq nxehtë do të jetë ditën e diel në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se nesër moti do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike, sipas këtij instituti, do të mbajë mot i nxehtë dhe relativisht i qetë.

“Indeksi UV mbetet i lartë, kështu që këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, kujdes nga rrezet e diellit të orëve të mesditës. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin do të fryjë erë nga i njëjti drejtim me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, thuhet në njoftim.

Comments are closed.