Kaq nxehtë do të jetë sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe me vapë, derisa të shtunën do të ketë qarkullim të masave ajrore duke kushtëzuar kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu, raporton Gazeta Evropa.

Sipas këtij instituti, shi parashihet vetëm në rrafshin e Dukagjinit, derisa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe rrezeve të diellit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në këtë njoftim.

Comments are closed.