Kaq vota kanë marrë kandidatët për deputetë të PDK-së në Istog

Edhe në Komunën e Istogut, janë shpërndarë në masë të madhe votat e PDK-së, për kandidatë për deputetë.

Numrin më të madh të votave, e ka marrë Lulzim Shoshi, gjithësej 1087, raporton Gazeta Evropa.

Ndërkaq, kandidatja tjetër nga kjo komunë, Kaltrina Arifaj ka marrë 819 vota.

Vota në numër ta madh ka marrë edhe Valon Grabovci, 476 dhe Xhavit Haliti 473.