Këngëtarja shqiptare provokon me fustanin e “hapur” (Foto)

Edhe pse ka kohë që është larguar nga muzika, Anxhelina Hadërgjonaj, ka vendosur që të qëndrojë pranë fansave të saj nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ajo është mjaft aktive në profilin e “Instagram”-it, ku herë pas here publikon foto apo video mjaft seksi. Pak ditë më parë, ajo vendosi që të provokonte ndjekësit e saj nga shfaqja e saj në Paris me një fustan jeshil të hapur që nuk i linte vend imagjinatës, fustan që më parë e ka veshur Jennifer Lopez, raporton Gazeta Shqip.

Ndërsa së fundmi, Anxhelina ka zgjedhur një fustan blu të hapur që i nxjerr në pah format trupore. Këngëtarja shfaqet mjaft sensuale dhe në adresën e saj nuk kanë munguar mijëra komente dhe pëlqime.

Këngëtarja ka treguar gjithmonë se di të guxojë kur është puna për veshjen. Ajo nuk i ka zhgënjyer fansat e saj duke u shfaqur në super formë dhe seksi.