Kërcënohet zv.ministri Zafir Berisha

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se është kërcënuar zëvendësministri Zafir Berisha.

Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar se personi që është kërcënuar nuk është zëvendësministri Bajrami, por zëvendësministri i MPB’së, Zafir Berisha.

“Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z.
Zafir Berisha”, thuhet në reagimin e MPB’së.

Ndërkohë, MPB ka demantuar lajmin që u raportua në media se është kërcënuar zëvendësministri Ildiray Bayram.

Comments are closed.