Kërkohet që Qeveria t’jua jep nga 170 euro edhe punëtorëve pa kontrata, që punojnë në t’zezën

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, urgjentisht duhet t’u ofrojë nga 170 euro edhe për punëtorët pa kontrata (që punojnë në të zezën), raporton Gazeta Evropa.

“Pa procedura të stërgjatura organet kompetente duhet t’ua mundësojnë formën më të lehtë dhe më të shpejt të regjistrimit të këtyre punëtorëve në Zyrat e Agjensisë së Punësimit, ATK, etj, që këta brenda 10 dite të përfitojnë gjysmëpagën (170 euro) nga qeveria”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Zemajt:

Urgjente: 130.000 punëtorëve pa kontrata (në të zezën) shteti t’u jep 170 euro dhe t’i regjistroj shpejt.

Shteti urgjentisht duhet t’u ofroj 170 euro edhe për punëtorët pa kontrata (që punojnë në të zezën). Pa procedura të stërgjatura organet kompetente duhet t’ua mundësojnë formën më të lehtë dhe më të shpejt të regjistrimit të këtyre punëtorëve në Zyrat e Agjensisë së Punësimit, ATK, etj, që këta brenda 10 dite të përfitojnë gjysmëpagën (170 euro) nga qeveria.
Edhe familjet e tyre duan të hanë bukë.
Shteti duhet bashkëpunuar dhe të marrë të dhënat edhe nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat për të precizuar numrin e punëtorëve dhe të krijohen lehtësira që ata të legalizohet shpejt me urgjencë.

Përllogaritjet janë se në Kosovë janë nga 120.000 deri 130.000 punëtorë që punojnë pa kontrata pune (në të zezën), në ndërtimtari, hoteleri, bujqësi, blegtori, si pastrues, punë krahu, etj.

Ky është një realitet i hidhur, që është rënduar edhe më shumë në këtë krizë të Covid-19.

Mbase disa nga këta punëtorë janë të regjistruar për të marrë asistencë sociale nga komunat përkatëse. Por shumica tashmë nuk kanë marrë as pagën e marsit dhe as që do marrin atë të prillit dhe majit.

Sot u njoftova nga mediat se në Pejë dhe rajonin e Dukagjinit këto ditë është dhjetëfishuar numri i familjeve me gjendje të rënduar ekonomike që kërkojnë ndihma humanitare. “Kryqi i kuq” në Pejë ka njoftuar se kanë ardhë kërkesa të shumta nga qytetarët për t’u futur në listën e ndihmëkërkuesve. Kërkesë e njëjtë po bëhët edhe në shoqatat e tjera humanitare.

Shteti, qeveria dhe të gjithë ne të mobilizohemi që ta zbusim këtë gjëndje të rëndë.

Comments are closed.