Kështu do të mbajë moti këtë javë

Në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell, krahasuar me javën që e lamë pas.

Mëngjeset dhe netët do të jenë me ngrica, ndërsa mesdita kryesisht me diell, por në disa vende për shkak të mjegullës prezenca e diellit do të jetë minimale. Mjegulla si dukuri do të shfaqet në orët e para dhe gjatë natës, por kryesisht në viset e ulëta dhe për rreth lumenjve

Në fushat termike do të kemi ngritje në mesditë, ndërsa temperaturat minimale mbesin kryesisht të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kjo situatë anticiklonike dhe ky aktivitet pasiv meteorologjik do të krijoj kushte që situate biometeorologjike mos të jetë e mirë në disa intervale të ditës, kryesisht në mesditë dhe në mbrëmje.