Kështu do të mbajë moti të premten dhe të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas këtij instituti, të premten parashihen riga lokale, ndërsa të shtunën, shi me intensitet mesatar, transmeton Gazeta Evropa.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. /EVROPA/

Comments are closed.