Kështu mund ta llogaritni se sa kushton doganimi i një veture në Kosovë

Në ueb-faqen e Institutit GAP, ekziston mundësia që të kalkuloni doganimin e një veture në Kosovë. Duke shënuar vitin, vlerën dhe kubikët e veturës, atëherë ju mund ta dini përafërsisht sa kushton doganimi i saj në total në Kosovë, nëse ajo importohet nga vendet e jashtme.

Veturat që importohen në Kosovë, më së shumti vijnë nga shtetet perëndimore si Gjermania, Zvicra, Austria e Italia.

Për të importuar një veturë nga këto shtete dhe jo vetëm, vjetërsia e saj duhet të jetë jo më shumë se 10 vjet, ndryshe nëse e kalon këtë ajo nuk mund të doganohet e as të regjistrohet në Kosovë.

Comments are closed.