Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë.
Në mesin e tyre janë edhe aderimet e Vjosa Osmanit. Vetëvendosje i ka rezervuar gjashtë numra për listën Guxo të Osmanit.
Vetë Osmani mban numrin dy, menjëherë pas Albin Kurtit.
Me numër tetë është Donika Gërvalla, pjesë e listës Guxo.
Pastaj vjen Haxhi Avdyli me numër 16. Faton Peci me numër 28, Doarsa Kica me numër 33, Burim Karameta me numër 40 dhe Jeta Statovci me numër 48.