Këto janë disa shenja të qarta tregojnë se mund ta keni pasur koronavirusin

A ka mundësi që e keni pasur COVID-19 dhe nuk e keni kuptuar? Ka mundësi, janë shenjat. “Shumica e njerëzve që infektohen me koronavirus përjetojnë simptoma, ku më të zakonshmet janë temperaturë e lartë dhe koll i thatë dhe i vazhdueshëm. Një përqindje e vogël e njerëzve përjetojnë simptoma më të rënda”, shpjegon Dr. Daniel Atkinson, udhëheqës klinik në Treated.com.

Megjithatë, për shkak që koronavirusi ka shumë simptoma – ku disa prej tyre janë të njohura dhe vështirë vërehen ose ngatërrohen me diçka tjetër – mund të mos vërehet fare dhe të mos diagnostikohet.

Më poshtë, Pergatit.com ju tregon shenjat që tregojnë se mund ta keni pasur koronavirusin – shenja këto të përmbledhura nga ekspertët amerikanë të shëndetit.

Këto janë shenjat se mund ta keni pasur koronavirusin:

Hundë që rrjedhë, dhimbje fyti dhe bllokim të hundëve;

Humbje e sensit të shijes dhe nuhatjes;

Humbje apetiti;

Shkurtim i frymëmarrjes;

Lodhje dhe dhimbje trupi;

Skuqje të syrit;

Diarre ose të përziera;

Ethe;

Dhimbje muskujsh;

Kruarje;

Humbje koncentrimi;

Kollë i thatë;

Dridhje e trupit dhe të ftohtë;

Dhimbje e rëndë e kokës;

Dhimbje në gjoks;

Harresë.

Ke pasur grip në fillim të vitit?

Ekziston veç një mënyrë e qartë dhe e saktë për të kuptuar nëse keni pasur koronavirus – dhe kjo përmes tetit të antitrupave, një test që konfirmon nëse dikush është infektuar me këtë virus më herët. Nëse mendoni se keni COVID-19, thirrni mjekun familjar.

Comments are closed.