KF ”Istogu” e respekton vendimin e FFK-së

KF ”Istogu” ka lëshuar një komunikatë për meidia, nëpërmjet së cilës ka njoftuar se e respekton vendimin e FFK-së, për ndërprerjen e Ligës së Parë, transmeton Gazeta Evropa.

KF “Istogu” i ka uruar Besës dhe Arbërisë ngritjen në Superligën e Kosovës, kurse Kikës nga Hogoshti dhe A&N nga Prizreni në Ligën e Parë.

Njoftimi i plotë:

KF ”Istogu” e respekton vendimin e FFK-së

Vendimin e sotëm që e morri FFK-ja, për ndërprerjen e Ligës së Parë, KF ”Istogu” e respekton maksimalisht, duke cekur se FFK-ja është organi më i lartë në futbollin kosovar, dhe ç’do vendim i saj duhet respektuar, pavarësisht se a na konvenon neve si klub apo jo!

Kur organet gjegjëse vendosin për ndërprerjen e garave për shkak të rrezikut të mundshëm të pandemisë, atëherë është njërzore që të gjitha klubet ta pranojnë në mënyrën më korrekte këtë vendim, pasi që shëndeti i njeriut e në këtë rast shëndeti i futbollistëve tanë është më i rëndësishmi.

Në këtë sezonë Istogu bëri investime të mëdha, duke sjellur edhe disa lojtarë nga jashtë Kosovës. Synimet e klubit tonë ishin ngritja në Superligën e Kosovës.

Ishim në pozitën e 3-të në tabelë, vetëm 5 pikë larg nga vendi i dytë, të themi sinqerisht kemi pasur orar mjaft të mirë dhe kemi pasur gjasat tona për të arritur në fund në dy pozitat e para në tabelë.

Me vendimin e sotëm të FFK-së, Istogu ndoshta është klubi më i dëmtuar në këtë rast, pasi që klubi jonë në këtë sezonë pati shpenzime të mëdha.

Edhe gjatë kohës së pandemisë i kemi qëndruar afër futbollistëve dhe stafin tonë.

Shpresojmë që FFK-ja në javët e ardhshme të krijojë një fond dhe ti ndihmojë të gjitha klubet e Ligës së Parë.

Klubet në Ligën e Parë në këtë kohë kanë vështirësi të mëdha financiare, dhe një ndihmë e FFK-së do të ishte e mirëseardhur për të gjitha ekipet.

Në fund klubi futbollistik ”Istogu” i uron Besës dhe Arbërisë ngritjen në Superligën e Kosovës, gjithashtu Kikës nga Hogoshti dhe A&N nga Prizreni i dëshiron mirëseardhje në Ligën e Parë.

Me respekt,
KF ”Istogu”

Comments are closed.