Kim Kardashian ekspozon të pasmet bombastike (Video)

Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, tërhoqi vëmendje të madhe pak ditë më parë, me dukjen e saj në një plazh të Meksikës.

Bukuroshja 39-vjeçare u shfaq shumë, shumë joshëse, teksa reklamoi trupin e saj fantastik me një kostum njëpjesësh të larjes, që ia ekspozonte sidomos të pasmet gjigante.

Ajo po qëndron ende në bregdetin meksikan, ku po vazhdon të realizojë fotografi marramendëse.

Bukuroshja amerikane është fotografuar e veshur me një bikini të bardhë, që përsëri ia nxirrte në pah trupin mahnitës.

Në plan të parë, përsëri, ishin të pasmet që e ka bërë Kimin tejet të popullarizuar në mbarë botën.