Kjo deputete e VV-së paralajmëron zgjedhje të reja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, ka paralajmëruar zgjedhje të reja, pas mosmarrëveshjeve me LDK-në, për krijimin e koalicionit qeverisës, raporton Gazeta Evropa.

“51%, nuk ka tjetër!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në “Facebook”, duke aluduar se në rast të zgjedhjeve të reja, VV-ja do t’i fitojë 51 për qind të votave.

Tensionet në mes të VV-së dhe LDK-së janë rritur, pas intervistës së Glauk Konjufcës, sonte në një studio televizive.

Ndaj, deklaratave të Konjufcës, ka reaguar, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërkohë thuhet se edhe Isa Mustafa e ka anuluar takimin me Albin Kurtin, të paraparë të mbahet nesër.

Mosmarrëveshjet në mes të VV-së dhe LDK-së, kanë të bëjnë me ndarjen e “kulaçit” apo pozitave shtetërore.

/ Gazeta Evropa/