Kjo është arsyeja pse u arrestuan Gucati dhe Haradinaj

Pas 8 orësh ka përfunduar bastisja e zyrave të OVL e UÇK’së nga EULEX, derisa janë marrë disa kompjuterë, ndërsa njoftohet se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë në proces për t’u dërguar në Hagë, shkruan Gazeta Metro.

Sekretari i kësaj organizate Faton Klinaku tha se zyrtarët e Eulex’it kanë marrë vetëm disa shtëpiza, ndërsa tha se në dokumentet që i kanë konfiskuar nuk ka asgjë.

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi konfirmoi se kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë në proces për t’u dërguar në Hagë.

Gashi ka deklaruar se se arsyeja e arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt është pengimi i drejtësisë.

Kujtojmë, gjatë ditës është arrstuar kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Comments are closed.