Kjo është kandidatja më e votuar në Vushtrri për deputete

Kandidatja e LDK-së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, është kandidatja më e votuar për deputete në Komunën e Vushtrrisë.

“Si rezultat i angazhimit që kemi pasur, bashkëvendasit e mi kanë vendosur të më besojnë shumicën e votave, duke më bërë kështu si kandidaten më të votuar në Vushtrri nga të gjitha subjektet politike”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në “Facebook”, raporton Gazeta Evropa.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur qytetarë të Kosovës, në veçanti ju vushtrrias,

Ju falënderoj nga zemra për besimin e dhënë, duke me votuar mua dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e së dielës. Ky besim, është motiv i madh për mua që të angazhohem edhe më shumë, për të përmirësuar jetën e gjithë qytetarëve, pa dallime.

Si rezultat i angazhimit që kemi pasur, bashkëvendasit e mi kanë vendosur të më besojnë shumicën e votave, duke më bërë kështu si kandidaten më të votuar në Vushtrri nga të gjitha subjektet politike.

Shpreh falënderime edhe për strukturat e Degës së LDK-së në Vushtrri, që nuk kanë kursyer asgjë për të arritur këtë sukses që po e gëzojmë sot. Falënderoj edhe familjarët e mi që më qëndruan afër gjatë gjithë kësaj kohe duke më inkurajuar dhe mbështetur pa rezervë.

Do të shërbejë me nderë!