Kjo është sëmundja shoqëruese që rrezikon më shumë të infektuarit me Covid-19

Italia ka qenë padyshim një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, dhe pamjet e kamionëve ushtarakë që transportonin kufomat në morg ishin ato që e bën me vetëdije botën për rrezikun që po i kanosej.

Tashmë që pavijonet e terapive intensive po marrin frymë nga pandemia, ose të paktën nga vala e parë e saj, studime më të thelluara po tregojnë dimensionin e vërtetë të këtyre muajve fatkeq.

Një studim i thelluar i Institutit të Shëndetit Publik italian ka evidentuar disa dukuri pak të trajtuara deri më tani. Sipas studimit, të bazuar mbi të dhënat e personave të vdekur nga koronavirusi, periudha që shkon nga shfaqja e simptomave e COVID-19 deri tek vdekja e një pacienti mesatarisht nuk kalon 11 ditët. Pra një periudhë e shkurtër, dhe që të paktën nga opinioni publik mendohej më i gjatë.

Ndërkohë, janë 5 ditët nga simptomat deri në shtrimin në spital, dhe 6 ditë ato nga terapia intensive deri në vdekje. Për sa i përket sëmundjeve shoqëruese në viktimat, hipertensioni arterial është sëmundja më e pranishme, me 67% të rasteve italiane. Diabeti ndërkohë ndjek me 30% të rasteve, bashkë me isheminë (27,8%) dhe probleme të tjera kardiake.

Në Itali, vetëm 1.1% i pacientëve që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 kishin më pak se 50 vjeç, dhe vetëm 83 pacientë, në një total prej 34 mijë të vdekurve, kishte më pak se 40 vjeç.

Comments are closed.