Kjo puthje mund ta “fundosë” presidentin Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mund të futet sërish në telashe serioze, pas atyre që pati me pornostaren, dhe këtë radhë për një … puthje!

Ish-pjesëtarja e stafit të fushatës së Trump, Alva Johnson, pretendon se Presidenti e ka puthur në mënyrë arrogante, pa konsensus dhe me forcë, gjatë një takimi elektoral të mbajtur në vitin 2016.

Lajmi ka bërë bujë në mediat botërore, ndërsa në lëvizje janë edhe avokatët e Donald Trump. Ata kanë publikuar një video, në të cilën dëgjohet Johnson të thotë se prej 8 muajsh ka lënë familjen e saj, për të kontribuar për fushatën e Trump.

Loading...