Kompania që i shet biletat e ndeshjes Kosovë- Angli jap këtë arsyetim banal

Kompania Tiks.app, e cila ka autorizimin për t’i shitur biletat e ndeshjes Kosovë- Angli, është arsyetuar se ka qenë cak i sulmeve të hakerave, raporton Gazeta Evropa.

Kjo kompani, po ashtu ka bërë me dije se është duke u punuar në vazhdimësi për të riaktovizuar shërbimin.

Njoftimi i plotë:

Ne si platforme kemi qene cak i disa sulmeve me ç’rast sherbimi ka qene shume limituar. Ne jemi munduar qe sherbimin te e mbajme aktiv gjate kesaj mirepo kjo gje nuk ishte e mundur. Disa prej perdorueseve kane arritur te sigurojne biletat ndersa per perdoruesit e tjere jemi duke punuar ne vazhdimesi per te riaktivizuar sherbimin.
Ndjejme keqardhje per situaten e cila eshte krijuar dhe shpresojme te kemi mirekuptimin e juaj ne kete rast.
Shpresojme qe keto akte keqdashese te ndalen sa me shpejte dhe sherbimi i shitjes se biletave te vazhdoje shume shpejte.