Komuna e Prishtinës do t’i ndihmojë me kaq euro familjet me asistencë sociale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kjo komunë do të ndajë një subvencion prej 80 euro për kategoritë me asistencë sociale dhe me nevoja të veçanta, shkruan Gazeta Evropa.

Ditë më parë Komuna e Prishtinës ka ndarë një fond prej 5 milionë eurosh për të ndihmuar bizneset.

Postimi i plotë:

Kategoritë e radhës për ndihma:

Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilin person në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor!

Comments are closed.