Konjufca: Si t’ia çitsh në tepsi kryeministrin, LDK i bën premtimet rrush e kumbulla

Glauk Konjufca duke folur rreth situatës së fundit politike ka thënë se pikërisht në vitin kur VV fitoj zgjedhjet, ndryshuan edhe rregullat. Kjo ka ardhë sipas tij nga frika që kanë pas nga qeverisja e guximshme Kurti.

“Ne asnjëherë më herët, VV s’i ka fitu zgjedhjet, vetëm tash e pikërisht ne 2020 i ndryshuan rregullat, ato kanë qenë ndryshe.

Nga frika prej kësaj qeveria, nga veprimet e guximshme, duke fillu nga shkarkimet e bordeve të korruptuara, e deri te këmbëngulja jonë që mos të jepet territor i Kosovës, të mos pranohet një zgjidhje që veriu të vihet në pikëpyetje, kjo e ka rreziku presidentit. Ia rrezikoi projektin kryesor për të cilin e ka lidh fatin personal, dhënjen e një pjese të territorit.

Tash, m’ju referu fjalëve dhe premtimeve të LDK-së më duket gjëja më banale në kohën kur po jetojmë, ato shkelen brenda orësh. Fjalët e tyre mos m’i përmend ma hiq sonte. Fjalët e LDK-së, i ka marrë era”, ka thënë ai në DPT me Fidanin, përcjellë Indeksonline.

Konjufca ka thënë se LDK i ka bërë favore Thaçit, e edhe ky i fundit atyre.

“Mendoj që qëndrimi i LDK-së që të hiqet reciprociteti me Serbinë, përpjekja e presidentit, bilem edhe oferta që ia ka bërë Kurtit që të shkojnë së bashku në takim me Vuqiqin, refuzimi i Albinit, e ka lënë pa kurrfarë fuqie politike. Tash Thaçi, veproi dhe e bëri fiskulturën e tij kryesore si në 2014 m’ja ofru kryeministrin LDK-së.

LDK krejt i ka premtimet më të bukura në botë, kur t’ia çitsh në tepsi kryeministrin ato bëhen rrush e kumbulla.

LDK krejt i ka premtimet më të bukura në botë, kur t’ia çitsh në tepsi kryeministrin ato bëhen rrush e kumbulla.

Comments are closed.