Konsensusi nacional, sot, është domosdoshmëri!

Halit Krasniqi
 
Lufta e shqiptarëve ndaj Serbisë, është përgatitur dhe ka filluar pa konsensus të subjekteve politike legale dhe pa preferencën e tyre. Brenda subjekteve legale lufta speciale ishte e pranishëm që në sythat e tyre. Një luftë speciale është zhvilluar edhe në adresën ku është ideuar lufta. Prandaj edhe gjatë zhvillimeve luftarake, fillim e mbarim, nuk e kemi pasur bashkëpunimin e duhur e konsensusin e domosdoshëm edhe brenda organizimeve që kanë predikuar luftën. Madje, madje edhe në atë kohë kur gjithë bota e emancipuar ishte solidarizuar me fatin tonë tragjik. 
 
Konsensusi i nevojshëm na ka munguar edhe pas luftës në kohën e qeverisë së përkohshme që u krijua në Rambuje. Mungesa e konsensusit, është evidente edhe tani në epilogun e dialogut me Serbinë për përmbylljen e konfliktit shekullor dhe për t’u përballur me goditjet speciale nga një institucion i ashtuquajturi i drejtësisë, i pranuar detyrimisht edhe prej neve.
 
Nëse nuk kemi pasur konsensus për fillimin e luftës me Serbinë, kjo mund të arsyetohet, megjithatë nga secili e për secilin. Sepse brenda njeriut është edhe ndjenja e frikës. Lufta është e frikshme vetëm të përmendet, për fatin personal dhe familjar. E lere më pjesëmarrja në të. Te një pjesë e madhe e shoqërisë njerëzore është egoja për vetën, më e madhe se ndjenja e flijimit për vendin dhe për të tjerët. 
 
Gatishmëria për vetëflijim, për interes të kauzës së kombit e atdheut, kërkon vetëdijen e lartë njerëzore dhe zhvillohet përmes një procesi të edukimit për një kohë relativisht të gjatë. Kur rreziku është kërcënues kolektiv, mund të jetë mobilizues brenda një brezi dhe është efikas në momentin e duhur. Duke ju bashkuar përcaktimeve të edukuara për luftën dhe të përgatitura në breza.
 
Nëse për këtë periudhë të përgatitjes së luftës, kërkohen karaktere të veçanta dhe prirje specifike e gatishmëri të prodhuara nga këto formime, megjithatë janë rrethana që kërkojnë të zbërthehen me justifikime gjithë fare.
 
Por, tani në këtë kohë nuk ka justifikim mungesa e konsensusit për të kontribuar në procesin e dialogut për ta përmbyllur konfliktin shekullor me Serbinë dhe në përballje me një luftë speciale që na vije nga kahe të ndryshme për një padrejtësi speciale.
 
Në një etapë të përmbylljes së dialogut, delegacionit të Kosovës i ndodhi një atentat që ende nuk mund të gjendet adresa nga është urdhëruar. Gjithashtu, as motivet, të cilat vetëm të procedurave juridike nuk ishin, ashtu siç u justifikuan me ambalazhimin formal.
 
Gjatë rrugës për të vazhduar bisedimet në Uashington, u publikua lajmi që tejkalonte kornizat dhe kompetencat juridike të Zyrës së Prokurorit të specializuar të Gjykatës Speciale, se është dorëzuar aktakuza në zyrën e Gjykatës Speciale ndaj Presidentit të Kosovës e cila kishte ende kohë për t’u konfirmuar dhe ndaj ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të PDK-së, bashkë me nëntë pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, të pa identifikuar.
 

Megjithëkëtë, përsëri në shoqërinë tonë mungoj reflektimi për konsensusin e domosdoshëm në këto zhvillime të pa pritura dhe me të panjohura të frikshme. Pas këtij lajmi, do të duhej të ndodhte heshtja, pajtimi dhe bashkimi në mes nesh. Por, përsëri nuk ndodhi ky veprim i domosdoshëm. Gjithashtu edhe sot, ende nuk është krijuar kjo ndjenjë për unitet të tillë.
 

Comments are closed.