“Kosova kujton”, zbulohet pllaka përkujtimore kushtuar viktimave të 11 shtatorit

Nga sot në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, do të jetë edhe obelisku në nderim të rreth 3 mijë viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në këtë obelisk shkruan “Kosovo Remember” (“Kosova kujton”), në katër faqet e saj ku shkruhen edhe ndërtesat të cilat janë sulmuar.

Ky obelsik është zbuluar nga Ambasadori amerikan Philip Kosnett dhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe shumë vende të tjera të botës përkujtojnë sot 18-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.