Kosova luan sot për fitore ndaj Maltës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll luan sot ndaj Maltës në ora 18:00, në Valleta.

Dje trajneri Bernard Challandes, në një konferncë për media deklaroi se Kosova do të luajë ndaj Maltës për fitore.

“E filluam këtë edicion për të bërë paraqitje sa më të mira dhe jam i kënaqur me atë që kemi dhënë deri tani. Në këtë pikë po shohim se kemi shanse reale për ta mbyllur edicionin në vendin e parë të grupit, ndaj u kam kërkuar lojtarëve përqendrim, për të marrë maksimumin. E dimë se nuk do të jetë e lehtë ndaj Maltës, por ne jemi përgatitur që fillimisht të bëjmë një ndeshe të mirë dhe të shpresojmë të marrim 3 pikët”, deklaroi Challandes./Gazeta Evropa/

Kosova gjendet në vendin e parë në D3 të Ligës së Kombeve.