KQZ-ja nis pagesat për komisionerët e angazhuar, në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar pagesat për anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe stafit teknik që kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se deri tashti në Ministrinë e Financave janë dërguar listat e personave të angazhuar në 22 komuna.

“Deri tashti janë dërguar për në Ministrinë e Financave listat për personat e angazhuar në 22 komuna: Deçan, Gjakovë, Drenas, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Zubin- Potok, Junik, Mamushë, Han i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot”, ka thënë ai.

Elezi ka thënë se për shkak të ndonjë gabimi teknik mund që të mos i transferohen paratë ndonjë personi.

Por sipas tij për këtë problem ata mund të drejtohen te Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komunën përkatës, shkruan
Indeksonline.

“Mund të ndodhë që ndonjë personi të mos i transferohen mjetet për shkak të gabimeve në shënimin e numrit të llogarisë apo edhe për shkak se llogaria mund të mos jetë aktive. Këto raste duhet të bëjnë përmirësimet e nevojshme tek Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në komunën përkatëse ku kanë qenë të angazhuar dhe do të ridërgohen për transferim të mjeteve që u takojnë”, tha ai.

Numri i anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit teknik që janë angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit është rreth 23 mijë persona.

Loading...