Krasniqi: Rritja e numrit të ministrive nga VV është kryekëput për rehatime e pushtet

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, më pas anëtarë i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar për propozimin e fundit të Lëvizje Vetëvendosje për marrëveshje me LDK-në.

Krasniqi tha s e sa herë që VV bën veprimet e njëjta me qeverisjet e kaluara, thotë se ato po i bën për të tjerët, e jo për vete.

Ai tha se Vetëvendosje për t’i ruajtur pesë ministri për vete, po i shtone dhe dy të tjera.
Një për LDK-në, e një tjetër për Srpskan.

Postimi i plotë:

Saherë që VV bënë veprimet e njejta me qeverisjet e kaluara, thotë se ato po i bën për të tjerët e jo për vete.

Rritja e numrit të ministrive është kryekëput logjikë e bazuar në rehatime e pushtet. Njësoj si pushtetet e kaluara. Veç arsyetimi ndryshon.
VV për t’i ruajtur 5 ministri për vete po i shton edhe dy të tjera. Një për LDK-në e tjetrën për Srpskan.

Sepse popullistët veprojnë njësoj me ata që i kritikonin. Por tash gjithçka e arsyetojnë me interesin e popullit.