Krasniqi tallet me VV-në dhe LDK-në: Për program u morën vesh lehtë, për pozita dojnë me u ça!

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka ironizuar me mos gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes dy partive që dolën të parat nga zgjedhjet e 6 tetorit, VV-së dhe LDK-së.

Krasniqi ka thënë se dy parti ideologjikisht dhe konceptualisht të kundërta ekstremisht, për program e koncepte u morën vesh tepër lehtë! Por për pozita dojnë me u ça.

“Kam mendu që këta “parimorët që e zotërojnë moralin dhe të vërtetën” mund të prishen veç për koncepte e parime. Pozitat nuk janë të rëndësishme në kauzën për “ndryshimin” e Kosovës. Për pozita janë përla pushtetet e kaluara por kishe ky i riu është ndryshe 

Por jo. Nuk prishen për koncepte dhe parime sepse s’kanë rëndësi ato: mund të ndryshohen kurdo. Prishen veç për pozita, sepse këto s’i lëshojnë dot”, ka shkruar Krasniqi./Indeksonline/