Kreditë, çfarë marrëveshje është arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Qendrore

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në “Prime Time” të Kanal 10, ka folur rreth kredive që u janë ofruar qytetarëve gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

Ndër të tjerash, ajo ka treguar edhe marrëveshjen e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, për t’i lehtësuar qytetarëve që drejtojnë biznese mbijetesën.

“Ne si qeveri kemi arritur marrëveshje me Bankën Qendrore që bizneset të cilat janë në kredi, në rast të vonesave, të mos iu kompensohet kjo vonesë në kamata shtesë apo dis-kualifikime, pra kjo është arritja jonë”, ka thënë Bajrami, përcjell Portali.info.

Ajo ka thënë se Qeveria nuk ka pasur mundësi të krijojë një fond për pagesat e kamatave për qytetarët, pasi që nuk kanë ekzistuar kushtet e nevojshme. 

Comments are closed.