Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër në ora 10:00 për ta miratuar kërkesën e LDK-së për thirrjen e seancës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër paradite për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të LDK për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së re.

KosovaPress mëson se mbledhja e kryesisë do të mbahet në ora 10:00.

Pas marrjes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

Këtë lajm e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, i cili tha se kanë siguruar votat për miratimin e qeverisë së re.

Comments are closed.