Ku mund ta shkarkoni policën e sigurimit për Kartonin e Gjelbër, që të mos prisni shumë në radhë

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se nga sot e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës mbulon koston e plotë të policës së sigurimit për mërgimtarët.

Në postimin e saj në Facebook, ajo tregon se polica e sigurimit shkarkohet në webfaqen e Byrosë Kosovare të Sigurimit

Postimi i plotë i saj:

Mirë se vini në vendin tuaj!
Prej sot, 1 gusht 2020, e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës mbulon koston e plotë të primit të policës së sigurimit për autoveturat tuaja. Polica e sigurimit shkarkohet në webfaqen e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS – http://www.bks-ks.org), mund ta mbani në telefonin tuaj dhe kështu ju mund të shmangni krijimin e radhëve të gjata para sporteleve të BKS.
Ju lutem shumë që gjatë ardhjes, e sidomos gjatë qëndrimit tuaj në vendin tonë, të respektoni të gjitha rekomandimet e IKSHKP-së.

Comments are closed.