Kujtim Shala: Vjosa Osmani u largua nga LDK-ja pasi u bë kundërshtare e partisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë që ka qenë zgjedhje personale e Vjosa Osmanit që të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është çështje e vullnetit, pastaj edhe e situatave politike personale dhe e zgjedhjeve personale. Kurti dhe Osmani kanë parë një mundësi bashkëpunimi dhe tani janë bashkë në një listë”.

Shala në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që Osmani e ka parë si të pamundur faktin që të vazhdojë të jetë pjesë e LDK-së.

“Osmani fillimisht kundërshtonte vendimet e LDK-së dhe ishte nënkryetare. Pastaj, u kthye në një kundërshtare të qeverisë së LDK-së dhe në fund edhe të vetë partisë. A mund të punojë kundër partisë një nënkryetar i partisë? Nuk e ka asnjë shpjegim logjik elementar”.

“Në rrafshin e politikës, nëse ne nuk respektojmë qëndrimet e shumicës e kemi të pamundur të punojmë bashkë dhe të çojmë përpara çfarëdo procesi”, tha tutje Shala.

Comments are closed.