Kurti, Kosnett-it: Do të jem kryeministër për të gjithë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u takua me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Nga Vetëvendosje kanë bërë të ditur se Kosnett shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe uroi kryetarin Kurti për një fushatë që adresoi shqetësimet e votuesve.

“Ai tregoi interesim të veçantë në përparimin kundër korrupsionit, për ekonominë, dhe për përparimin në dialogun me Serbinë, drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sillte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon” thuhet në komunikatë.