Kurti po i ndanë shqiptarët, urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë


Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Kadri Veseli, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se po i ndanë shqiptarët.

Veseli ka kërkuar që Qeveria e Kosovës urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve, transmeton Gazeta Evropa.

Postimi i plotë i Veselit:

Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm.

Comments are closed.