Kurti pret disa prej përfaqësuesve të Luginës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se dje dhe sot ka pritur në zyrë disa prej përfaqësuesve politikë nga Lugina e Preshevës.

“Së bashku me deputetin Liburn Aliu, prita Kryetarin e Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi, Kryetarin e PDSh-së, z. Ragmi Mustafa, Zëvendës Kryetarin e Këshillit Kombëtar, z. Enver Mehmeti, si dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal në Preshevë nga radhët e PDSh-së, z. Shpat Aliu”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Biseduam për problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nga liritë dhe të drejtat themelore që cenohen nga shteti serb, deri te çështja e arsimit, shëndetësisë, papunësisë dhe e largimit të të rinjve nga vendi”.