Kurti shkarkon Avdullah Hotin

Kryeministri në largim, Albin Kurti, e ka shkarkuar Avdullah Hotin nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Evropa.

Këtë vendim, Kurti e ka marrë pasi Kuvendi votoi mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Hoti është i shkarkuari i dytë nga Kurti, pasi para disa ditësh e pati shkarkuar edhe Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës.

Comments are closed.