Kurti tregon se si do të duket Qeveria e Kosovës nën drejtimin e tij

Lëvizja FOL ka organizuar sot diskutim të hapur me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Në këtë debat, Kurti ka thënë se qeveria e ardhshme nuk duhet të ketë më shumë se sa 12 ministri.

“Është e qartë do ne duhet ta zvogëlojmë qeverinë. Unë e pata bërë më parë ofertën që duhet të jenë 12 ministri dhe jo më shumë se dy zëvëndësministra. Në anën tjetër një qeveri më të vogël dhe më efikase”, ka thënë Kurti, shkruan Gazeta Evropa.

Gjatë bisedës Kurti ndër tjerash tha se në Kosovë nuk duhet të ketë shumë gjimnaze, por më shumë shkolla profesionale, pasi sipas tij, ato lidhën më shumë me tregun e punës.

Po ashtu ai tha se fokusi i Vetëvendosjes në krye të qeverisë është që të punohet me shumë në institucionet e shëndetësisë në Kosovë, pasi sipas tijm gjendja aktuale është e rëndë.

“Shteti social, arsimi shëndetësia, pensionet ndihmat… në shëndetësi do ta kemi fokusin pasi jemi vend pa sigurime shëndetësore dhe e kemi situatën përgjithsish të keqe”, ka thënë Kurti.

“Ne do të fokusohemi të punojë në menaxhmentin e spitalit. Nuk është e lejueshme mjeket pasdite ti reduktojë oraret për shkak të klinikave privatë”, tha Kurti.

Kurti gjithashtu tha se në javën e pare do të fillojë me dialogun me pakicën serbe në Kosovë, pasi sipas tij, edhe ata janë qytetarë të Kosovës.