Kusari: Mos të harrojmë, në zgjedhje s’kanë garu as Veliu e as Mustafa, por Vjosa Osmani

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka folur për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se LDK e ka thirrë mocionin në krizën e pandemisë, duke e quajtur seancën si të turpit.

Ndërsa e njëjta komentoi edhe deklaratën e Veliut, i cili e ka quajtur Kurtin si antiamerikan.

“Si mundet me qenë një kryeministër i një shteti me qenë antiamerikan dhe me pas një çasje që nuk shkon në interes të vendit e as SHBA-ve.

Kosova si shtet është mi ushqy vlerat e mirëfillta dhe krejt deklaratat përfshirë të Grenell dhe Administratës Amerikane, lidhen me forcimin ekonomik, luftimin e korrupsionit e rendin e ligjin.

Veliu mundet me deklaru çka do që don, por e vërteta qëndron në sjelljën që bëhet si nga institucionet e vendit si nga Kurti” ka thënë ajo në Debat Plus, përcjellë Indeksonline.

Tutuje deputetja ka thënë se ajo seancë e mocionit s’ka qenë pse deputetët që kanë votuar kanë treguar dashuri dhe përkushtim ndaj SHBA-së, por për ndërrim karrigash.

“Ju them me përgjegjësi morale dhe politike, dhe ata 82 deputetë sa kanë qenë, me atë votë atë ditë s’e kanë tregu as përkushtimin e dashurinë ndaj SHBA-së, por kanë tregu se marrin urdhëra nga kryetari dhe skenari s’ka qenë mi ushqy partneritetin me SHBA-në, por mu ndërru karriga, për ta sjellë vendin në ëktë pikë që mu përgatit për zgjedhje, prandaj ka pasur takime Mustafa edhe para seancës”.

Ndërsa, tutje Kusari – Lila tha se sa i përket koalicionit, asgjë s’mund të shkojë me zor.

“Nuk mundet mu ba asgjë me zor, por mos të harrojmë se në zgjedhje s’ka garu as Veliu, e as Mustafa, pasi që bartëse e listës ka qenë Vjosa Osmani, dhe votat e LDK-së kanë qenë për një frymë tjetër”.

Comments are closed.