Kush është personi që përdori foton e Lorik Canës për të joshur femra?

Një 39 vjeçar me origjinë franceze, por banues në Sidney të Australisë doli në gjyq pasi duke u hequr si doktor dhe përdorur foton e ish kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana ka sulmuar seksualisht disa gra.

Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhura nga 20 gushti 2017 në janar 2018.

Babai i dy fëmijëve hiqej si doktor që punonte në ambasadën zvicerane si foto kishte portretin e Lorik Canës ndërsa gratë i joshte të shkonin në banesën e tij.

Në gjyq u dëgjua dëshmia e një prej viktimave të tij. Gruaja deklaroi se u takua me 39 vjeçarin afër banesës së tij më 20 gusht të vitit 2017.

Kur pa që kafeneja po mbyllej, ai i kërkoi gruas që të vinte në banesën e tij.

Gruaja tha në gjyq se ai kishte tentuar që ta çonte takimin në shtrat, dhe më pas i kishte kërkuar seks oral.

Gruaja e denoncoi David Gabrieli ne gusht te 2018, pasi kishte parë në media se i njëjti person që ajo kishte takuar kishte kryer dhe abuzime te tjera.

Gabrieli akuzohet për 22 vepra penale, 13 prej të cilave sulm seksual, 5 për marrëdhënie seksuale pa konsensus, 2 vepra për dhunë seksuale. Vete 39 vjeçari nuk i pranon ndërsa gjyqi vijon, shkruajnë mediat vendase./OraNews/

Comments are closed.