Kush po i gëzohet aktakuzës ndaj presidentit Thaçi dhe Veselit?

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina, ka thënë se ata që në luftë thonin se “UÇK-ja i ka fajet që po na vret Serbia”, po gëzohen për aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj pjestarëve të UÇK-së.

Këtij gëzimi, Morina ka thënë se ju kanë bashkuar edhe ata që kanë interesa personale dhe partiake.

“Urrejtja ndaj UÇK-së, por edhe ndaj Drenicës, nuk ju ndihmon asnjë shqiptari, përkundrazi, ua zë frymën e përparimit dhe të zhvillimit”, ka shkruar Morina në llogarinë e tij në “Facebook”.

Fatkeqsisht disa qytetarë, përfshirë edhe politikanë po i gëzohen aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit. /EVROPA/

Comments are closed.