Kush thotë se Hashim Thaçi vendos për koalicionin VV-LDK?

Ish-Ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija, ka thënë se Hashim Thaçi do ta determinojë nëse do të bëhet koalicioni Vetëvendosje-LDK.

Haraqija, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se si ka ardhur situata po të ishte ai në strukturat e LDK-së, do të sugjeronte që kjo parti të qëndronte në opozitë, përcjell Telegrafi.

“Më mirë LDK të qëndrojë në opozitë dhe të lejojë familjarët të bëhen bashkë. Dihet se Vetëvendosje është “pjellë” e PDK-së. LDK ka kohë të mbajë reforma e të bëjë regjistrimin e partisë”, ka thënë Haraqija.