Kuvendi votoi pro rishikimit të buxhetit

Kuvendi i Kosovës me  67 vota pro ka votuar pro rishikimit të buxhetit të shtetit, për tu dalë në ndihmë qytetarëve të vendit në këtë kohë pandemie, shkruan Reporteri.net.

Ky rishikim u votua edhe nga deputetët opozitarë nga Partia Demokratike të Kosovës. Në votim nuk morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvemdosje.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë eurosh është pjesë e këtij buxheti

Comments are closed.