Ky është mesazhi i Hadergjonaj para ndeshjes me Anglinë

Mbrojtësi i mirënjohur Florent Hadergjonaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka bërë me dije se futbollistët e Kosovës janë gati për ndeshjen ndaj Anglisë.

“Dita e ndeshjes. Jemi gati për të dhënë gjithçka për t’iu bërë krenar. Të bashkuar për Kosovën”, ka shkruar Hadergjonaj.

Ndeshja Angli- Kosovë e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020”, luhet sonte, duke filluar nga ora 20:45.

/Gazeta Evropa/