Ky është paralajmërimi i Zemajt për të gjithë ata që s’i zbatojnë masat kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se mbrëmë për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri.

Sot, Zemaj ka paralajmëruar se ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë, raporton Gazeta Evropa.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës isha në terren për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës!

Pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri!

Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!

Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!

Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!

Comments are closed.