Ky është reagimi i Thaçit pas votimit të qeverisë Hoti

Presidenti Hashim Thaçi, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re, e cila do të drejtohet nga Avdullah Hoti, raporton Gazeta Evropa.

Ai ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë i Thaçit:

I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike. HTH

Comments are closed.