Lajm i mirë për ata që paguhen nga shteti, pagat u dalin më herët këtë muaj

Pagat për punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit do të dalin më herët këtë muaj.
Në Ministrinë e Financave deklarojnë se kjo po bëhet për të ndihmuar në procesin e përballimit të masave kundër pandemisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini i ka thënë  se pagat do të ekzekutohen më 26 mars.

Ministria e Financave dhe Transfereve, përkatësisht Thesari ka bere planin e rrjedhës së parasë sipas te cilës kryhen të gjitha obligimet ndaj të gjithë përfituesve para kohës, për të ndihmuar në procesin e përballimi të masave kundër pandemisë. Prandaj ju njoftojmë se sipas planeve aktuale, pagat për sektorin publik (përfituesit që paguhen nga buxheti i shtetit) do të procesohen para kohës, me datën 26 Mars 2020”, thuhet në përgjigjet e Shahinit për Express.

Comments are closed.