LAJMI I FUNDIT: BQK-ja shtyen afatin e pagesave dhe kësteve të kredive

Duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi Covid-19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka ndërmarrë disa masa lidhur me funksionimin normal të sistemit financiar.
Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim ndaljen e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, pritet të ndikojnë në zhvillimin e aktivitetit të bizneseve dhe për rrjedhojë dhe në uljen zvogëlimin e nivelit të të hyrave për bizneset në vend.

Një prej vendimeve që ka marrë BQK-ja, është edhe shtyrja e afatit për pagesat e kësteve të kredive deri më 30 prill.

“BQK-ja së bashku me SHBK-në kanë vendosur bashkërisht që për bizneset dhe individët të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, të ju mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri më 30 prill 2020 dhe varësisht nga situata, ky pezullim të shqyrtohet edhe për më gjatë. Pezullimet e pagesave të kësteve të kredisë do të shqyrtohen për të gjitha rastet veç e veç me qëllimin që sektori bankar t’i ndihmojë klientëve të tyre në tejkalimin e situatës së krijuar”, thuhet në komunikatën për media të BQK-së.

Komunikatë e përbashkët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës:

Duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi Covid-19, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë disa masa lidhur me funksionimin normal të sistemit financiar.

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim ndaljen e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, pritet të ndikojnë në zhvillimin e aktivitetit të bizneseve dhe për rrjedhojë dhe në uljen zvogëlimin e nivelit të të hyrave për bizneset në vend. Ngadalësimi i aktivitetit të bizneseve në Republikën e Kosovës mund të ndikojë në aftësinë paguese të tyre.

Duke marrë parasysh këtë, guvernatori Mehmeti, së bashku me anëtarët e Bordit Ekzekutiv ka zhvilluar takime gjatë dy javëve të fundit për të diskutuar lidhur me zhvillimet në vend.

Po ashtu Bordi Ekzekutiv, me datë 15 mars 2020 ka takuar Bordin e Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK), me të cilët ka diskutuar për masat që BQK-ja dhe sektori bankar duhet të ndërmarrin me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend dhe funksionimit normal të sektorit bankar, si në kryerjen normale të pagesave, furnizimit me para të gatshme në tërë territorin e vendit, e posaçërisht në qytetet, të cilat janë karantinuar.

Gjithashtu, BQK-ja së bashku me SHBK-në kanë vendosur bashkërisht që për bizneset dhe individët të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, të ju mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars 2020 deri më 30 prill 2020 dhe varësisht nga situata, ky pezullim të shqyrtohet edhe për më gjatë. Pezullimet e pagesave të kësteve të kredisë do të shqyrtohen për të gjitha rastet veç e veç me qëllimin që sektori bankar t’i ndihmoj klientëve të tyre në tejkalimin e situatës së krijuar.

Kredimarrësit, të cilët kanë hasur vështirësi financiare, si rezultat i rënies së të hyrave personale apo biznesore, të kontaktojnë bankat e tyre me kërkesën për pezullim të pagesave të kësteve të kredisë. Në rastet e aprovimit nga ana e bankës, interesat ndëshkuese të lidhura me kreditë nuk do të aplikohen në këtë periudhë.

Gjatë kësaj periudhe, ndaj kredimarrësve nuk do të aplikohen masa të përkeqësimit të klasifikimit kreditor.

Me këtë rast, me rastin e pezullimit të pagesave të kredive, BQK-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që kreditë të mos klasifikohen, të mos kërkohen provizione shtesë dhe të mos klasifikohen si kredi me probleme në regjistrin e kredive.

Bazuar si më sipër, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, si institucion i vetëm përgjegjës për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare, në mbështetje të ekonomisë, bizneseve dhe qytetarëve të vendit, në kushtet e situatës së krijuar në vend, për shkak të përhapjes së virusit Covid-19, BQK-ja ka vendosur për pezullimin e përkohshëm të disa nga dispozitave të rregulloreve të BQK-së, që ndërlidhen me stabilitetin e sistemit financiar të vendit.

Comments are closed.