LAJMI I FUNDIT: Edi Rama tërheq padinë për Ramush Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar në një konferencë për media se do ta tërheq padinë për shpifje ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Evropa.

Rama kishte ngritur padi ndaj Haradinajt, pasi ky i fundit e kishte akuzuar se bënë pjesë në plane për shkëmbimin e territoreve të Kosovës.

Kryeministri Rama ka lavdëruar rolin e Haradinaj gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Rama po e mbyll vizitën zyrtare pa e takuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj nuk ka pranuar të takohet me Ramën me arsyetimin se nuk bën të takohet i padituri me paditësin. /EVROPA/

Comments are closed.