LAJMI I FUNDIT: Thaçi u takua me presidentin Macron, tregon për çfarë biseduan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, në në Pallatin Elise, raporton Gazeta Evropa.

“Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor.

Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Marrëveshje e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron! HTH ( Foto: Astrit Ibrahimi)